Stada
Nizoral 2% Shampoo
Nizoral 2% Shampoo
Regular price
Lek 700.00
Regular price
Sale price
Lek 700.00
Unit price
/
per
No reviews
Shampoja Nizoral 2 % është një shampo që trajton zbokthin, infeksionet mykotike të skalpit të kokës dhe lëkurës. Aplikohet lokalisht në skalpin e kokës për 3-5 minuta.
Pershkrimi i produktit
Shampoja Nizoral 2% përmban një lëndë të quajtur ketokonazol i cili i përket një klase të quajtur antimykotikë. Përdoret për të trajtuar infeksionet mykotike në lëkurë dhe në skalpin e kokës. Ashtu si shampot e tjera, përmban përbërës për të pastruar flokët tuaj.
Indikacione
Përdoret në:
- Infeksionet mykotike në skalpin e kokës dhe në trup si:
-
Zbokthi
-
Tharja ose yndyrosja e skalpit të kokës dhe pjesëve të tjera të trupit të quajtura dermatit seborroeik
-
Njollat e bardha në kafe të trupit që zakonisht shfaqen pas ekspozimit në diell.
-
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistintuaj përpara përdorimit.
Vendosni produktin dhe masazhojeni lehtë në flokë të lagur, skalp dhe trup.
- Lëreni të paktën 5 minuta dhe më pas shpëlajeni.
Doza e rekomanduar është:
- Për zbokthin, tharjen ose yndyrosjen e skalpit të kokës:
- Filloni duke përdorur shampon 2 herë në javë.
- Duhet ta përdorni çdo 3 ose 4 ditë për 2-4 javë.
- Pastaj duhet të përdorni shampon një herë në 1-2 javë për të ndaluar kthimin e simptomave.
- Për njollat e bardha në kafe në lëkurë:
- Duhet të përdorni shampon 1 herë në ditë për 1-5 ditë.