Kalo tek informacioni i produktit
1 e 1

Algofren 100mg/5ml shurup për fëmijë (ibuprofen)

Algofren 100mg/5ml shurup për fëmijë (ibuprofen)

Çmimi i rregullt Lek 419.00
Çmimi i rregullt Çmimi i shitjes, çmimi i shitjeve Lek 419.00
-Liquid error (snippets/price line 122): divided by 0% E shitur
Taksa e përfshirë.
Size

Përshkrimi ALGOFREN® përmban ibuprofen, një bar anti-inflamator jo-steroid, derivat i acidit propionik. Paraqet një efekt të rëndësishëm anti-inflamator, analgjezik dhe antipiretik, që i atribuohet kryesisht frenimit të sintezës së prostaglandinave. Ibuprofen indikohet të përdoret në raste e mëposhtme:

 1) Artropative inflamatore dhe degjeneruese.

 2) Artritit reumatoid kronik juvenil.

 3) Dhimbjeje të lehtë në mesatare p.sh. dhimbje koke, dhimbje dhëmbi dhe dismenorre.

4) Gutë.

5) Gjendjet reumatike të dhimbshme jo-artikulare.

ALGOFREN® nuk duhet të administrohet në situatat e mëposhtme: 1) në pacientët me ulçerë peptike aktive ose që kanë një histori ulçere, në probleme të tjera të traktit gastro-intestinal ose në rast hemorragjie. 2) në pacientët me një histori gjakderdhjeje gastrointestinale ose perforim të lidhur me trajtimin e mëparshëm me AIJS. 3) në pacientët të cilët kanë manifestuar bronkospazms, astmë, rinitit, urtikarie ose reaksione alergjike nga marrja e aspirinës ose AIJS-ve të tjera. 4) në pacientët me histori ose kolit ulceroz aktiv, sëmundje Crohn, ulçerë peptike të përsëritura ose gjakderdhje gastrointestinale. 5) në pacientët me mbindjeshmëri ndaj substancës aktive ose ndaj ndonjë prej ekscipientëve. 6) ALGOFREN® është kundërindikuar gjatë shtatzënisë dhe laktacionit (Siguria për një përdorim të tillë nuk është dokumentuar ende). 7) në pacientët që marrin AIJS të tjera ose aspirinë. 8) në pacientët me gjendje hematologjike. 9) në pacientët me insuficiencë të rëndë hepatike ose renale. 10) administrim oral tek fëmijët më të vegjël se 3 muajsh dhe me peshë më pak se 6 kg. 11) në pacientët me insuficiencë të rëndë të zemrës.

Shtatzënia dhe laktacioni Ibuprofeni nuk duhet të përdoret gjatë dy tremujorëve të parë të shtatzënisë, ndërsa gjatë tremujorit të tretë është i kundërindikuar. Ibuprofeni ekskretohet në qumështin e gjirit në përqendrime shumë të ulëta. Duhet, nëse është e mundur, të shmanget gjatë ushqyerjes me gji.

Medikamenti i mësipërm është një bar OTC, pra mund të merret pa rekomandim nga mjeku. Përpara përdorimit të këtij medikamenti lexoni me kujdes fletëudhëzuesin e pranishëm në paketim, pasi ai përmban një informacion më të detajuar. Për çdo paqartësi këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Shikoni detajet e plota