Omega 3 1000mg
Omega 3 1000mg
Synergy Omega 3 1000mg është 100% shtojcë natyrore e ushqimit me vaj peshku të përqendruar të pasur me acidet yndyrore të pangopura Omega 3 (DHA dhe EPA) dhe vitaminën E.
Acidet yndyrore Omega 3 janë esenciale për shkak se ato nuk mund të jenë të krijuara nga organizmi ynë dhe prandaj duhet t’i marrim permes ushqimit dhe permes shtojcave të ushqimit.
Acidet yndyrore Omega 3 promovojnë kontroll të metabolizmit të yndyrave dhe kontribuojnë për sistem qarkulues të shëndetshëm. Vitamina E si antioksidant i fuqishëm e pengon oksidimin e acideve yndyrore të pangopura dhe i neutralizon radikalet e lira.
Acidet yndyrore Omega 3 posedojnë efekt anti-inflamator, anti-aritmik, anti-trombotik dhe vazodilator.
Veprimi i Omega 3 1000mg
Acidet yndyrore Omega 3 e ulin nivelin e triglicerideve të plazmës te personat me hipertrigliceridemi duke ulur sintezën e tyre në mëlçinë e zezë.
Acidet yndyrore Omega 3 ndihmojnë në mbajtjen e gjendjes së mirë të muskullit të zemrës, qarkullimin koronar dhe në mbajtjen e tensionit të gjakut.
Përdorimi i EPA dhe DNA gjatë shtatzënisë ka përfitime të rëndësishme për fetusin. Është dëshmuar se ato marrin pjesë në pjekjen e drejtë të membranave qelizore dhe në zhvillimin e trurit dhe të retinës te fetusi.
Omega 3 marrin pjesë në mbajtjen e integritetit të membranave qelizore dhe e lehtësojnë hidratimin e lëkurës. Në disa studime është vërejtur se acidet yndyrore omega 3 mbajnë baraspeshë të shëndoshë anti-inflamator të kyçeve te pacientët me artrit reumatoid.
Ato ndihmojnë në mbajtjen normale të funksionit të trurit dhe janë të domosdoshme për mbajtjen e funksioneve njohëse, proceseve të të mësuarit dhe kujtesës si edhe të disponimit të mirë. Studimet e shumta më të reja kanë treguar se acidet yndyrore omega 3 te popullata më të moshuar janë parandalim për sëmundjen e Alzheimerit dhe depresionit. Acidet yndyrore Omega 3 ndikojnë pozitivisht për mbajtjen normale të shikimit.
Përparësit e Omega 3 1000mg
- Formulë e destiluar molekulare
- Vaj peshku me përqendrim shumë të lartë