Omega 3-6-9 1300mg
Omega 3-6-9 1300mg
Omega 3-6-9 1300mg është 100% shtojcë natyrore e ushqimit nga vaji i përqendruar i lirit, vaji kanola, vaji nga rrushi pa fara të zeza dhe vaji i farave të kungullit. Ajo është e pasur me acide yndyrore të pangopura omega 3 (Acidi alfa-linoleinik-ALA), Omega 6 (Acidi linoleinik-LA), Omega 9 (Acidi oleinik-OA) dhe me vitaminën E.
Studimet më të reja tregojnë se acidet yndyrore omega kanë efekt më të mirë kur merren në kombinimin 3-6-9 se sa kur merren veç e veç dhe ato duhet të merren vazhdimisht sepse organizmi nuk mund t’i sintetizojë (esenciale).
Omega 3 ndihmon në mbajtjen e nivelit normal të triglicerideve dhe kolesterolit në gjak.
Omega 6 e forcon imunitetin dhe ndihmon në krijimin e disa neurotransmetuesve të cilat marrin pjesë në mbatjen e humorit dhe gjumit.
Omega 9 merr pjesë në zvogëlimin e ndryshimeve aterosklerotike, ka rol mbrojtës dhe e përmirëson imunitetin.
Veprimi i Omega 3-6-9 1300mg
Ushqimi i njeriut përmban acide yndyrore të ngopura, mono të pangopura dhe poli të pangopura. Acidet yndyrore të ngopura e rrisin nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe për këto arsye duhet pasur kujdes për marrjen e tyre. Acidet yndyrore mono dhe poli të pangopura kontribuojnë për mbajtjen e nivelit normal të kolesterolit në gjak dhe e rrisin nivelin e kolesterolit të mirë në gjak, kurse e ulin nivelin e kolesterolit të keq.
Omega 3 dhe Omega 6 janë acide yndyrore poli të pangopura.
Acidet yndyrore Omega 3 në masë të madhe e ulin nivelin e kolesterolit të përgjithshëm dhe të keq (LDL) në gjak dhe ndihmojnë shumë në trajtimin e shumë sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve të qarkullimit të gjakut. Është dëshmuar se acidet yndyrore omega e ulin përmbajtjen e acidit arachnoid në membranat e trombociteve dhe leukociteve, kurse e rrisin eukozapentuatin, i cili e pengon grumbullimin e trombociteve në enët e gjakut. Acidet yndyrore omega ndikojnë mbi tkurrjen e muskullit të zemrës, ato e zvogëlojnë forcën e tkurrjes së zemrës (përgjigje inotropike) të ashtuquajturave stimulime alfa-adrenergjike dhe me këtë e zvogëlojnë dëmtimin e zemrës iskemike.
Omega-6 ka ndikim të fuqishëm mbi funksionin imunologjik duke liruar limfokine të cilat i aktivizojnë qelizat e sistemit imunologjik për mbojtrjen e organizmit.
Acidi yndyror esencial omega-6 merr pjesë në krijimin dhe sekretimin e disa hormoneve të hipofizës, gjëndrës tiroide dhe gjëndrave mbiveshkore dhe ashtu në mënyrë direkte ose indirekte merr pjesë në krijimin e sistemit imunologjik në organizëm. Ajo merr pjesë edhe në krijimin dhe pranimin e disa neurotransmetuesve të cilat marrin pjesë në mbajtjen e humorit dhe gjumit dhe në përmirësimin e kujtesës dhe përqendrimit.
Omega-9 (acidi yndyror oleinik) nuk bën pjesë në acidet yndyrore esenciale, por paraqet partner i mirë i të dy acideve yndyrore omega paraprake. Sipas gjetjeve shkencore merr pjesë në uljen e nivelit të ndryshimeve aterosklerotike, e përmirëson sistemin imunologjik dhe ka rol mbrojtës në parandalimin e zhvillimit të disa sëmundjeve kancerogene.
Acidet yndyrore omega marrin pjesë në krijimin e prostaglandinave.
Prostaglandinat janë komponime të ngjashme hormoneve të cilat kanë funksion në rregullimin e dhembjes dhe të ëntjeve, ndihmojnë në mbajtjen e presionit normal të gjakut, nivelit të kolesterolit dhe marrin pjesë në transmetimin e impulseve nervore.
Vaji i farave të lirit ëshë burim më i pasur i molekulave lignan të cilat kanë cilësi antioksiduese, antivirale dhe antibakteriale.
Vaji i farave të lirit përdoret në më shumë sëmundje të lëkurës siç janë alergjitë, puçrrat, egzemat, psoriaza dhe zbokthi, ai është gjithashtu stimulues i shkëlqyer i cili e përshpejton metabolizmin duke mundësuar djegie më të shpejtë të sedimenteve yndyrore në organizëm.
Përdoret me sukses në trajtimin e sklerozës së shumëfishtë.
Përparësit e Omega 3-6-9 1300mg
- Vaj bimor natyror me përqendrim të lartë
- Prodhuar dhe regjistruar me teknologji inovative