Skip to product information
1 of 3

Aboca

Libramed 84 tabs

Libramed 84 tabs

Regular price Lek 2,700.00
Regular price Lek 3,080.00 Sale price Lek 2,700.00
-12% Soon
Tax included.

Aboca - Libramed, 84tabs

Aboca – LibraMed

Libramed, falë Policaptil Gel Retard, vepron në zorrë duke formuar një xhel shumë viskoz, që favorizon kontrollin e pikut të glicemisë pas ngrënies, duke reduktuar sasinë dhe shpejtësinë e përthithjes së karbohidrateve. Kjo gjithashtu çon në një ulje të ndjenjës së urisë dhe përgjumjes pas ngrënies. Për më tepër, me të njëjtin mekanizëm, Policaptil Gel Retard kufizon përthithjen e yndyrave, dhe rregullon konsistencën e jashtëqitjes.

Libramed, i shoqëruar me një dietë të ekuilibruar, marrjen e mjaftueshme të lëngjeve dhe aktivitetin e rregullt fizik, falë mekanizmit të veprimit, rekomandohet edhe për kontrollin e peshës tek të rriturit dhe fëmijët nga 8 vjeç.

Udhëzime mbi përdorimin

Doza e rekomanduar:

  • Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: 3 tableta para dy vakteve kryesore.
  • Fëmijët nga 8 deri në 12 vjeç: 2 tableta para dy vakteve kryesore.

Merrni dozën e rekomanduar me një gotë të madhe ujë, duke u kujdesur që të pini një tabletë në të njëjtën kohë. Mos e përtypni ose thyeni tabletën me dhëmbë. Për ata persona që kanë probleme me gëlltitjen, tabletat Libramed mund të treten në ujë të ngrohtë ose çajra bimorë pa ëmbëlsues, duke i përzier derisa të treten plotësisht. Pija duhet të gëlltitet brenda pak minutash, përpara se të formohet xheli.

Nuk rekomandohet ta merrni gjatë shtatëzanisë dhe ushqyerjes me gji.

View full details