Aboca
Lenodiar Pediatric 12pcs
Lenodiar Pediatric 12pcs
Aboca- Lenodiar Pediatric, 12pcs
enodiar Pediatric rekomandohet për trajtimin e diarresë. Produkti redukton shkarkimet e diarresë duke rregulluar funksionimin e zorrëve të fëmijëve nga mosha 1 vjeç.
Diarreja është një fenomen që shoqërohet me një gjendje acarimi dhe pezmatimi të mukozës së zorrëve për shkaqe me origjinë të ndryshme. Karakterizohet nga një rritje e sekretimit dhe/ose një përthithje e reduktuar e lëngjeve, e shoqëruar me një rritje të lëvizshmërisë së zorrëve. Përveç shqetësimit dhe dhimbjes, diarreja paraqet rrezikun e dehidraimit, humbjes së vitaminave, mineraleve dhe një çekuilibrim të florës së zorrëve.
Lenodiar Pediatric vepron falë Actitan-F, një kompleks molekular bimor që redukton shkarkimet diarreike dhe normalizon konsistencën e jashtëqitjes, duke promovuar një ekuilibër të shpejtë të funksioneve të zorrëve.
Actitan-F kundërvepron inflamacionin e mukozës së zorrëve, i pranishëm në rast diarreje, falë dy mekanizmave të veprimit:
- Veprim mbrojtës, i marrë nëpërmjet formimit të një filmi me efekt pengues që kufizon kontaktin me mikroorganizmat dhe agjentët irritues;
- Veprim antioksidant ndaj radikaleve të lira, i cili kundërvepron irritimin e mukozës.
Falë sinergjisë së veprimeve të tij, Lenodiar Pediatric promovon rikuperimin e shpejtë të funksionit të zorrëve dhe ekuilibrin e florës bakteriale (mikrobiota). Për shkak të mekanizmit të veprimit, produkti vepron duke respektuar fiziologjinë e zorrëve dhe pa shkaktuar konstipacion.
Lenodiar Pediatric është një produkt pa gluten me shije të këndshme.
Udhëzime mbi përdorimin
Rekomandohet të merrni 1 bustinë çdo 3 orë, maksimalisht 4 bustina në ditë në varësi të shqetësimit. Përmbajtja e një bustine të tretet në 10 ml ujë (rreth 1 lugë gjelle).
Nëse diarreja nuk përmirësohet ose përkeqësohet pavarësisht trajtimit, konsultohuni me mjekun tuaj.