Aboca
Lenodiar Adult 20caps
Lenodiar Adult 20caps
Aboca - Lenodiar Adult 20caps
Lenodiar Adulti rekomandohet për trajtimin e diarresë akute dhe në acarimet e diarresë kronike. Produkti redukton shkarkimet e diarresë duke rregulluar funksionimin e zorrëve.
Diarreja është një fenomen që shoqërohet me një gjendje acarimi dhe pezmatimi të mukozës së zorrëve. Karakterizohet nga një rritje e sekretimit dhe/ose një përthithje e reduktuar e lëngjeve, e shoqëruar me një rritje të lëvizshmërisë së zorrëve. Përveç shqetësimit dhe dhimbjes, diarreja paraqet rrezikun e dehidratimit, humbjes së vitaminave dhe mineraleve dhe një çekuilibër të florës së zorrëve.
Lenodiar Adulti përdoret për trajtimin e diarresë akute me origjinë të ndryshme (infeksion viral, sindroma gripale të karakterizuara nga diarre, diarre iatrogjenike për shkak të marrjes së barnave, kushtet stresuese, diarre gjatë udhëtimeve, ndryshime hormonale) dhe për trajtimin e përkeqësimeve të diarresë kronike (siç është IBS – sindroma e zorrës së irrituar, diarreja funksionale, sëmundjet inflamatore të zorrëve, etj.)
Produkti është i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë nga mosha 12 vjeç.
Lenodiar Adulti funksionon falë përbërësit Actitan-P, një kompleks molekular bimor që redukton shkarkimet diarreike dhe normalizon konsistencën e jashtëqitjes, duke favorizuar një ekuilibër të shpejtë të funksionit të zorrëve.
Actitan-P kundërvepron në inflamacionin e mukozës së zorrëve, i pranishëm në rast diarreje, falë dy mekanizmave të veprimit:
- Veprim mbrojtës, i marrë nëpërmjet formimit të një filmi me efekt pengues që kufizon kontaktin me mikroorganizmat dhe agjentët irritues;
- Veprim antioksidant ndaj radikaleve të lira, i cili kundërvepron irritimin e mukozës.
Falë sinergjisë së veprimeve të tij, Lenodiar Adult i favorizon rikuperimin e shpejtë të funksionit të zorrëve dhe ekuilibrin e florës bakteriale. Për shkak të mekanizmit të veprimit, produkti vepron duke respektuar fiziologjinë e zorrëve dhe pa shkaktuar konstipacion.
Udhëzime mbi përdorimin
Rekomandohet të merren 2 kapsula 2-3 herë në ditë në varësi të çrregullimit.
Nëse simptomat vazhdojnë për më shumë se 7 ditë, konsultohuni me mjekun tuaj.