Skip to product information
1 of 1

Nebianax 3% Flakonçina

Nebianax 3% Flakonçina

Regular price Lek 1,250.00
Regular price Sale price Lek 1,250.00
-Liquid error (snippets/price line 122): divided by 0% Rezervo
Tax included.
Size

Flakonçinat Buona Nebianax 3% janë një solucion fiziologjik hipertonik me acid hialuronik. Pa konservues dhe gjithashtu të përshtatshme për Areosol.

Nebianax 3% ka një veprim dekongjestionant në mukozën e hundës.

Ky solucion ndihmon në largimin e sekrecioneve dhe është i dobishëm për mbajtjen pastër të rrugëve nazale veçanërisht në rastet e ftohjes, rinitit alergjik, rinosinozitit dhe sinozitit. Pastron hundët e bllokuara duke përmirësuar frymëmarrjen.

Tretësira që përmbahet në flakonet monodozë mund të përdoret gjithashtu për terapi me aerosol.

Udhëzime mbi përdorimin

  • Për foshnjat: Hidhni disa pika në secilën anë të hundës, disa herë në ditë.
  • Për fëmijët: 1-3 aplikime në hundë, 2-3 herë në ditë;
  • Për të rriturit: 2-4 aplikime në hundë, 2-3 herë në ditë.
  1. Shkëputni një flakonçinë me një dozë dhe hapeni duke e rrotulluar kapakun
  2. Mbajeni kokën të përkulur në njërën anë (asnjëherë mbrapa), futni butësisht grykën e flakonçinës në vrimën e hundës dhe shtypeni lehtë;
  3. Përsëriteni në anën tjetër të hundës pasi të keni kthyer kokën në anën tjetër.
  4. Në rast të përdorimit të solucionit për terapi aerosol, rekomandohet të ndiqni udhëzimet e pajisjes.

Substancat që përmban Nebianax 3% lejojnë që ai të përdoret edhe në mënyrë të përsëritur. Tek fëmijët nën një vjeç, ky solucion përdoret me këshillën e mjekut.

Produkti duhet të ruhet larg burimeve të dritës dhe nxehtësisë (jo në frigorifer). Pas përdorimit, mbylleni flakonçinën menjëherë: përmbajtja e saj duhet të ripërdoret brenda 12 orëve të ardhshme pas hapjes së parë. Mbajeni larg fëmijëve.

Ingredientet

NEBIAL 3%, is a 3% hypertonic solution that contains: Sodium chloride, Sodium hyaluronate.
NEBIAL 3% does not contain preservatives and therefore the chances of unwanted reactions are reduced.

View full details