Skip to product information
1 of 1

Synergy

Vitamin D3 2000IU

Vitamin D3 2000IU

Regular price Lek 1,190.00
Regular price Lek 1,400.00 Sale price Lek 1,190.00
-15% Soon
Tax included.
Size

Vitamina D3 (cholecalciferol) është forma natyrore e vitaminës D për trupin e njeriut dhe bën pjesë në grupin e vitaminave të cilat janë të tretshme në yndyrë. Kontribuon në thithjen dhe shfrytëzimin  normal të kalciumit dhe fosforit. E përmirëson mineralizimin e kockave, ndihmon në formimin e skeletit dhe të dhëmbëve te fëmijët, e prëforcon procesin e kockëzimit, është e domosdoshme për funksionimin normal të gjëndrës paratireoide. Ajo ka rol në shumë funksione neurologjike dhe qellizore për të cilat është i nevojshëm kalciumi, dhe merr pjesë në prodhimin e monociteve.

Vitamina D3 dhe kalciumi ndihmojnë në zvogëlimin e humbjes së masës kockore te gratë në postmenopauzë. Densiteti i ulët mineral i kockave është faktor rreziku për frakturat osteoporotike të kockave.

Veprimi i Vitaminës V3 2000IU

Vitamina D3 rekomandohet në: profilaksinë e rakitizmit dhe osteomalacisë shkaktuar nga mungesa e vitaminës D3, profilaksinë e rreziqeve ekzistuese për sëmundje shkaktuar nga mungesa e vitaminës D3, për funksion normal të sistemit imunologjik, funksion normal muskulor dhe për rritje dhe zhvillim të shëndoshë të fëmijëve.

Te të rriturit mungesa e lehtë e vitaminës D manifestohet me humbjen  e oreksit dhe të peshës, problemet e gjumit dhe diarresë. Mungesa më e rëndë shkakton osteomalacinë dhe spazmën e muskujve. Si rezultat i nivelit të ulur të kalciumit brenda tyre kockat bëhen të buta, të thyeshme dhe të dhimbshme. Te fëmijët mungesa e vitaminës D është shkaku i rakitizmit.

Faktor rreziqet për mungesën e vitaminës D

  • Ekspozimi jo adekuat ndaj dritës së diellit (ndotja e ajrit i bllokon rrezet UV të cilat janë të nevojshme për prodhimin e vitaminës D)
  • Veganët sepse nuk konsumojnë produkte qumështore
  • Njerëzit më të moshuar për shkak të aftësisë së zvogëluar për sintetizimin e vitaminës D3
  • Bebet e lindura para kohe
  • Persona me sëmundje të mëlçisë së zezë dhe të veshkave
  • Përdorimi i tepërt i alkoolit ka efekt negativ mbi thithjen dhe ruajtjen e vitaminës D.
  • Afëtësia e zvogëluar për thithjen e vitaminës D marrë me gojë mund të jetë për shkak të fibrozës cistike ose të heqjes së pjesëve të sistemit të tretjes (digjestiv).
  • Grupi tjetër i njerëzve ku janë të nevojshme doza më të larta të vitaminës D nga ato mesatare janë persona të cilët kanë pasur ndërhyrje kirurgjike, lëndime më të mëdha trupore ose djegie.
  • Stresi i rritur dhe sëmundjet rraskapitëse kronike gjithashtu kërkojnë doza më të larta të vitaminës D.
  • Për suplementet e vitaminës D kanë nevojë edhe persona të cilët marrin medikamente të caktuara siç janë antikonvulsantët, kortikosteroidet ose kolestiramina. Kjo do të thotë se pacientët të cilët marrin terapi për artritin, astmën, alergjitë, sëmundjet autoimune, kolesterolin e lartë dhe epilepsinë, para se të fillojnë me marrjen e suplementeve me vitaminën D, duhet të konsultohen me mjekun e tyre.

Përparësitë nga përdorimi i vitaminës D3

  • Vitamina D është e obligueshme për parandalimin e osteomalacisë dhe bashkë me kalciumin merr pjesë në krijimin e densitetit më të lartë minerale me që ulet edhe rreziku nga frakturat dhe rëniet.
  • Vitamina D kontribuon për përqendrimin normal të kalciumit në gjak dhe për mirëmbajtjen e dhëmbëve të shëndoshë.
  • Vitamina D është e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin normal të kockave te fëmijët.
  • Vitamina D është e domosdshme për funksionimin normal të hormoneve paratiroide.
  • Vitamina D është e rëndësishme për shëndetin e muskujve, sepse e mbështet funksionin muskulor, forcën muskulore dhe baraspeshën.
  • Vitamina D e mbështet sistemin imunologjik.
View full details